BotaTop Lajme

Tërmeti 6.8 ballë godet Kanadanë. Dridhja ndjehet deri në Alaskë

Shpërndaje

Kanada- Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi mbrëmjen e sotme një zonë malore dhe me pak banorë midis Alaskës dhe skajit perëndimor të Kanadasë.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 km, pranë bregut, në kufirin midis Alaskës dhe territorit kanadez Yukon, rreth 250 km në perëndim të kryeqytetit të tij, Whitehorse, dhe 370 km në verilindje të Juneau, kryeqytetit të shtetit amerikan të Alaskës.

USGS raportoi gjithashtu dy tërmete pasues me magnitudë 5,6 dhe 5,3, që ndodhën vetëm disa minuta më vonë. Tërmeti ndodhi pranë brigjeve të Paqësorit, por qendra amerikane për paralajmërim për cunami njoftoi se nuk ishte dhënë asnjë paralajmërim për cunami.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

https://www.emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1910128

Detajet:

Magnitude 6.8
Region SOUTHERN YUKON TERRITORY, CANADA
Date time 2025-12-06 20:41:51.7 UTC
Location 60.403 ; -139.446
Depth 10 km
Distance 573 km E of Anchorage, United States / pop: 298,000 / local time: 11:41:51.7 2025-12-06
243 km WSW of Whitehorse, Canada / pop: 23,200 / local time: 13:41:51.7 2025-12-06