Tetovës i rikthehet historia: Nënshkruhet memorandumi për rikonstruimin e Sahat Kullës
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për rikonstruimin e Sahat Kullës, një nga objektet më të rëndësishme historike dhe kulturore të qytetit.
Njoftimi nga KASAMI:
Së bashku me zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, koordinatorin e projektit Muhamed Mustafa, realizuam një takim me Aleksander Jordanovski, drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim, ku nënshkruam një memorandum bashkëpunimi në lidhje me rikonstruimin e Sahat Kullës në Tetovë, një projekt me rëndësi historike dhe kulturore për qytetin tonë.
Ky projekt bëhet i mundur edhe falë një donacionit nga komuna e Konjës, ku Komuna e Tetovës është anëtare e Unionit të Bashkive Turke dhe bashkëfinansuese në këtë projekt. Me këtë hap, i japim Tetovës një vlerë të re kulturore, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë.
Vazhdojmë me punë për zhvillimin e qytetit!

