Vjosa Osmani nga Bahamet: Njohja erdhi pas angazhimit të madh nga Presidenca
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim përmes një videoje nga Bahamet.
Kjo pasi ky shtet e njohu pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar edhe njëherë si moment historik i të arriturave për Kosovën.
Pse është kaq e bukur ndjesia e të mos bërit asgjë?
Ajo tha se kjo njohje ka ardhur pas një pune të gjatë, si dhe angazhimi të madh të presidencës.
‘‘Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Kosovës, jemi live nga Bahamet, shteti që sa po ka njohur Republikën tonë, është vërtetë një moment tjetër historik i të arriturave për Republikën tonë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që pas një pune të gjatë, pas një angazhimi të madh, e intensiv të presidencës, sot këtu në kryeqytetin e Bahamas kemi nënshkruar marrëveshjen për njohje, së bashku me Kryeministrin Davids dhe njëkohësisht kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për vendosje në marrëdhënieve diplomatike’’, ka deklaruar Osmani në adresimin e saj.
Kosova ecën përpara duke fituar miq! 🇽🇰🇧🇸
Përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruam edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.
Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

