RajoniTop Lajme

VV zyrtarizon koalicionin me Guxo, Alternativën e PSHDK-në

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet”, njofton LVV.

Sipas tyre, ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes.

“Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së.