Aksident fatal ajror në Rusi, momenti kur humb jetën manjati rus (Video)
Një aksident i rëndë ajror i ka marrë jetën një prej emrave të njohur të biznesit rus. Milioneri Ilyas Gimandutdinov ka vdekur pasi helikopteri privat me të cilin udhëtonte u rrëzua në qytetin e Permit, në veri të Rusisë.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti ajror ka humbur kontrollin pasi është përplasur me linjat e energjisë elektrike, duke u rrëzuar pak çaste më vonë. Pamjet e kapura nga kamera amatore, që tregojnë momentin dramatik të rrëzimit, janë publikuar në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë gjerësisht online.
Në bord ndodheshin dy persona dhe të dy raportohet se kanë humbur jetën. Mes viktimave është edhe Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom, një prej operatorëve më të mëdhenj në rajonin e Permit, si dhe një drejtues tjetër i lartë i kompanisë, Elmir Koniakov.
Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa ekspertët e aviacionit po analizojnë nëse kushtet teknike apo faktorët njerëzorë kanë ndikuar në tragjedinë ajrore.
❗️ 2 DEAD from helicopter crash in Russia's Perm Krai region — Ministry of Emergency Situations
The helicopter gets tangled in wires and PLUMITS to the grounds of the Ashatli park center pic.twitter.com/jPHtB1tYzb
— RT (@RT_com) January 7, 2026

