Ali Ahmeti nderon figurën e bashkëluftëtarit Qemal Qamili: Kontributi i tij do të mbetet i paharruar
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qemal Qamili.
Në postimin në fb, Ahmeti vlerësoi lart kontributin, përkushtimin dhe guximin e Qamilit, duke theksuar se ai do të kujtohet përherë për rolin dhe sakrificën e tij në rrugëtimin e përbashkët.
“Kontributi i tij do të mbetet i paharruar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si vlerë që u përcillet brezave”, thuhet në mesazh.
Ali Ahmeti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “U prehtë në paqe!”.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili.
Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e tij.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve.
U prehtë në paqe!


