MaqedoniTop Lajme

ASH: VLEN të merr përgjegjësinë për përfaqësimin e shqiptarëve në polici

Shpërndaje

Zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët Njomza Shaqiri përmes një press konference gjatë ditës së sotme ka ngritur shqetësime për propozim ligjin për bartjen e kompetencave nga stacioni policor në Dibër në stacionin policor në Ohër ku shqiptarët humbin pozitat kyçe në drejtimin e këtyre institucioneve.

Aleanca për Shqiptarët sot e ftoi këtë Konferencë për shtyp, me qëllim që të ngre alarimin për disa zhvillime të rëndësishme politike në shtet për të cilat partitë politike shqiptare në pushtet tregohen joserioze dhe neglizhente për ti zgjidhur ato, si dhe tregohen bashkëpuntore të proceseve të cilat e dëmtojnë rëndë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

Rasti i fundit për të cilin shprehim shqetësim të thellë është njoftimi që Qeveria e RMV-ut , përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgadit ndryshime ligjore dhe sistematizime të reja të vendeve të punës në Njësinë për Punë të Brendshme në Njësinë Strugë-Dibër-Kërcovë, duke e degraduar në njësi të kategorisë së rendit të dytë , me cka po humbet kompetencat kryesore komanduese. Të gjitha kompetencat kalojnë nën jurisdiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër. Si pasojë e kësaj, në qytetet me shumicë shqiptare nuk parashihen më pozita kyce, si :

– Kryeshef i policisë,

– Kryeshef i njësisë antikrim

– Komandant i pikës kufitare dhe

– Zëvendëskomandant në stacionet policiore.

Pasqyrim i një politike që s’ndalon, ku nuk aplikohet Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, sipas demografisë dhe shumicës shqiptare në këtë regjion, Kryeshef i Sektorit Rajonal për Kufirin i MPB-ës, me qendër në Ohër , emërohet një maqedonas nga Kërcova, pas dy dekadave përfaqësim shqiptar.

Ky veprim cenon drejtëpërdrejti parimet kushtetuese të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe bashkëjetesës ndëretnike, si dhe minon besimin ndërmjet komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët, pas deklaratës së djeshme të zëvendësministrit te MPB-me, Astrit Iseni që propozimet e tilla po diskutohen, por nuk ka vendim definitiv, kërkon nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN që të marrin përgjegjësinë politike që u takon, të reagojnë menjëherë dhe të vihen në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë në Strugë, Dibër dhe Kërçovë.

Ne nuk do të lejojmë që përmes vendimeve administrative dhe politike, të zhbëhet përfaqësimi institucional dhe të nëpërkëmbet barazia e shqiptarëve në këtë shtet.