Azizi: Tre humbjet që e fundosin BDI-në
Në një postim në Facebook, Adnan Azizi ka ngritur tre pika që, sipas tij, dëshmojnë rënien e thellë politike të BDI-së.
Ai thekson se partia ka pësuar humbje të njëpasnjëshme – në zgjedhjet parlamentare, në ato lokale dhe në mekanizmin e Badenterit – duke argumentuar se reagimet e sotme politike nuk lidhen me projektin “Safe City”, por me humbjen e fundit të legjitimitetit.
Postimi i plotë nga Adnan Azizi:
3 humbjet që e fundosin BDI-në:
-Humbën në zgjedhjet parlamentare
-Humbën zgjedhjet lokale 2:1
-Humbën Badenterin 20:9
Piskamat e tyre nuk janë për Safe City, po për humbjen e argumentit të fundit të legjitimitetit.

