Bekim Sali: Me kandidatin e VLEN-it, Komunës së Vrapçishtit do t’i kthehet dinjiteti
Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetari i Alternativës, Bekim Sali sonte ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN-it për Vrapçishtin, Zulhajrat Demiri.
Sali, midis tjerash ka theksuar se me fitoren e VLEN-it në Vrapçisht, kësaj komune do t’i kthehet dinjiteti.
“Komunës së Vrapçishtit duhet që t’i kthehet dinjiteti dhe të hyjë në rrethin e komunave të suksesshme të banuara me shqiptarë. Prandaj, unë ju lus që me 11 janar të mobilizoheni të gjithë pleq e të rinj, gra e burra, shqiptarë, turq e maqedonas, të gjithë bashkë të votoni për një të ardhme që Vrapçishtit i sjell zhvillim, ndërsa VLEN-it i sjell edhe një fitore. Siç do të thoshte Albin Kurti, ju lutemi, ndani katër minuta, për qëndrim dhe përkushtim duke votuar. Që ne të mundemi të japim katër vite përkushtim duke punuar për të mirën tuaj”, deklaroi Sali.

