RajoniTop Lajme

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

Shpërndaje

Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, oborri dhe kati i parë i godinës ka prani të lartë uji.

Sikurse duket nga videoja e siguruar nga Top Channel, në oborrin e burgut është edhe një gomone, pasi ka vërshim të lartë të ujit.

Që prej ditës së djeshme, të paraburgosurit që ndodheshin në kat të parë, mes tyre Veliaj dhe Beqaj u zhvendosën në katet e sipërme për shkak të rrezikut nga përmbytjet.