MaqedoniTop Lajme

Fetai: Zulhajrat Demiri është zëri i Vrapçishtit

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai sot me bashkëdhëheqësit e VLEN-it kanë vizituar komunën e Vrapçishtit, duke i dhënë përkrahje kandidaturës së pavarur të Zulhajrat Demirit.

Postimi nga Fetai:
Sot në Vrapçisht, bashkë me miqtë e mi, bashkëudhëheqësit e VLEN-it, ishim përkrah një kandidature që buron nga vetë qytetarët.
Zuli Demiri është kandidat i pavarur, por mbi të gjitha është zëri i Vrapçishtit, i njerëzve që kërkojnë punë, përfaqësim dinjitoz dhe fundin e politikës së kriminalizuar. Ne jemi këtu për ta mbështetur me një zë, sepse besojmë se komunat fitojnë vetëm atëherë kur vendimet kthehen te qytetari.