RajoniTop Lajme

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Shpërndaje

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial.

Lajmi është bërë i ditur nga Sefer Isufi, Këshilltar për Mbrojtje dhe Siguri në Presidencën e Republikës së Kosovës, i cili ka theksuar se kjo ka ndodhur gjatë mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, në këtë mandat të Presidentes Vjosa Osmani, flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës. Një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta.