MaqedoniTop Lajme

Gashi: Anëtarët e KSHZ-së dhanë deklaratën solemne

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, përmes rrjetit social Facebook, njoftoi se sot anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – kryetari Bojan Mariçiç, zëvendëskryetari Abdush Demiri, si dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu – dhanë deklaratën e tyre solemne.

Njoftimi nga GASHI:
Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Kryetari, Bojan Mariçiç, zv. Kryetari Abdush Demiri, si dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko, Ditmire Shehu dhanë deklaratën e tyre solemne.
Me këtë hap, për ta fillon një detyrë e rëndësishme në forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së proceseve zgjedhore në vend. I urova suksese në ushtrimin e detyrave të tyre, duke vepruar me përgjegjësi, paanshmëri dhe profesionalizëm në shërbim të demokracisë.