Isen Shabani kryeson bindshëm në Komunën e Vrapçishtit
Në Komunën e Vrapçishtit janë numëruar 97,44% e vendvotimeve, ndërsa rezultati paraprak tregon një epërsi të theksuar të kandidatit Isen Shabani, i cili ka siguruar 62,11% të votave, ose 5.355 vota, njofton albazone media.
Kandidati tjetër, Zulhayrat Demiri, ka marrë 35,12% të votave, përkatësisht 3.028 vota.
Procesi zgjedhor u zhvillua pa incidente të mëdha, ndërsa numërimi po shkon drejt finalizimit. Diferenca prej mbi 27% mes dy kandidatëve e bën të qartë rezultatin përfundimtar.
Certifikimi i rezultateve zyrtare pritet të bëhet pas përfundimit të numërimit 100%./albazone.mk
Rezultati KËTU

