MaqedoniTop Lajme

Isen Shabani pas votimit: Pres fitore absolute, dallimi mbi 5 mijë vota (VIDEO)

Shpërndaje

Kandidati i AKi-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, pas ushtrimit të së drejtës së votës është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të përsëritura, duke deklaruar se pret fitore me diferencë të madhe.

“Kemi ditë feste në zgjedhjet e përsëritura. I ftoj qytetarët të dalin masovikisht në zgjedhje për të zgjedhur më të mirin”, u shpreh Shabani, përcjell TS.

Sipas tij, dalja në orët e mëngjesit ka qenë e ulët, por ai shpreson se gjatë ditës numri i votuesve do të rritet.

“Uroj të fitojë më i miri, por sipas informatave tona, diferenca do të jetë e madhe, mbi 5 mijë vota”, tha Shabani pas votimit.

Isen Shabani është kandidat i AKi-së, ndërsa në garë përballë tij është Zuli Demiri, kandidat i koalicionit VLEN.