Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent për të hënën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se do të mbajë një takim urgjent të hënën në lidhje me operacionin amerikan në Venezuelë.
Pjesëmarrësit nuk janë konfirmuar ende, por mund të përfshijnë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, shkruan BBC.
Kolumbia kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

