Komuna e Mitrovicës njofton hapjen e afatit për aplikim për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot është hapur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
NJOFTIM- Lidhur me aplikimin për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet:
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët se sot me datë 12.01.2026, hapet procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që, brenda afatit të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
• Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
• Kopje e letërnjoftimit;
• Numri i anëtarëve të familjes;
• Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
• Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
• Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
• Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më datën 26 janar 2026, tek Zyra Pritëse, kati i parë.

