KQZ njofton se ende nuk ka vendim të ri për rinumërim të plotë në të gjitha komunat e Kosovës
Po bëhen edhe përgatitje për rinumërimin e të gjitha komunave të Kosovës.
Janë shtuar 10 tavolina, ndërsa ka pasur rritje të stafit sa u përket komisionerëve në qendrën e rinumërimit të rezultateve.
Nesër mbahet mbledhja e Këshillit për Operacione Zgjedhore, dhe ende nuk dihet nëse do të diskutohet për zgjerimin e rinumërimit.
Klani biseduar edhe me vetë KQZ-në, e cila ka thënë se ende nuk ka vendim të ri për rinumërim të plotë në të gjitha komunat e Kosovës.
Megjithatë, rinumërimi do të vazhdojë në 10 komuna, dhe ende nuk është vendosur nëse do të ketë rinumërim të plotë, rinumërim të pjesshëm, apo vetëm në 10 për qind të vendvotimeve në 28 komuna.

