Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Ekipit të Kosovës që fituan 16 medalje në Olimpiadën e Shkencës NEO në Orlando të ShBA-ve
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Taulant Kelmendi, mirëpritën nxënësit e Ekipit të Kosovës në Olimpiadën e Shkencës NEO, e cila u mbajt në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e 300 nxënësve nga 30 vende, nxënësit tanë nga klasa e III deri në XII fituan gjithsej 16 medalje, prej tyre gjashtë të arta, tre të argjendtë dhe shtatë të bronzta, si dhe zënë shtatë vende në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”, në garat e matematikës, shkencës, biologjisë, kimisë, kodimit dhe inteligjencës artificiale.
Kryeministri Kurti dhe zëvendësministri Kelmendi i uruan nxënësit dhe mësuesit për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe dhanë mbështetjen e plotë institucionale në rrugëtimin e tyre shkencor dhe profesional. Gjatë takimit, nxënësit ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre më të mira gjatë qëndrimit në Orlando dhe pjesëmarrjes në këtë olimpiadë ndërkombëtare.
Në mbledhjen e 277-të të Qeverisë, kabineti qeveritarë kishte ndarë 25,925 euro për pjesëmarrjen e Ekipit të Kosovës në NEO Science Olympiad, përkatësisht pjesëmarrjen e 15 nxënësve në Olimpiadën e Shkencës dhe Kodimit NEO, të planifikuara të mbahen në Orlando të ShBA-së, nga data 10 janar, deri më datë 15 janar 2026.
Lista e plotë e rezultateve dhe sukseseve të shënuara nga Ekipi i Kosovës në Olimpiadën e Shkencës NEO:
Kategoria “MË TË MIRËT E MË TË MIRËVE” (BEST OF THE BEST) – Arritjet më të larta (Top 3 për kategori)
Adri Vila (Klasa e IX) – Biologji Vendi i parë, Medalje e Artë
Nil Kelmendi (Klasa e III) – Matematikë Vendi i parë, Medalje e Artë
Jeton Sylejmani (Klasa e VII) – Shkencë Vendi dytë, Medalje e Artë
Gjin Rrahmani (Klasa e X) – Biologji Vendi tretë, Medalje e Artë
Tana Camaj (Klasa e XI) – Kimi Vendi i dytë, Medalje e Artë
Aulona Demolli (Klasa e XI) – Kimi Vendi i tretë, Medalje e Artë
Harun Hondozi (Klasa e VI) – Shkencë Vendi i dytë – Medalje e Artë
MEDALJE TË ARTË
Adri Vila (Klasa IX) – Kodim
Gjin Rrahmani (Klasa e X) – Inteligjencë Artificiale
Qazim Osaj (Klasa e VII) – Matematikë, Shkencë
Molos Gashi (Klasa e V) – Inteligjencë Artificiale, Shkencë
Lum Rrahmani (Klasa e VI) – Inteligjencë Artificiale
Harun Hondozi (Klasa e VI) -Matematikë
MEDALJE TË ARGJENTË
Jeton Sylejmani (Klasa e VI) – Matematikë
Aulona Demolli (Klasa e XI) – Biologji
Asija Vitaku (Klasa e VIII) – Matematikë
MEDALJE TË BRONZTË
Gjin Rrahmani (Klasa e X) – Matematikë
Tana Camaj (Klasa e XI) – Matematikë
Molos Gashi (Klasa e V) – Matematikë, Kodim
Lum Rrahmani (Klasa e VI) – Matematikë
Asija Vitaku (Klasa e VIII) – Kodim
Amar Halimi (Klasa e VIII) – Kodim
Lum Paçarada (Klasa e IX)– Matematikë, Kimi

