Kryetari i Prizrenit, Totaj: Komuna në gatishmëri pas reshjeve intensive të shiut
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton:
Pas reshjeve intensive të shiut gjatë ditës së djeshme dhe sot, ekipet e Komunës së Prizrenit kanë dalë menjëherë në terren për të vlerësuar nga afër situatën dhe për të reaguar pa asnjë vonesë. Gjendja po monitorohet vazhdimisht dhe të gjitha intervenimet po realizohen në kohë reale, sipas nevojës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë janë në mobilizim të plotë, me të gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknike në dispozicion për ndërhyrje të menjëhershme në çdo zonë të prekur.
Puna po vazhdon me intensitet të lartë deri në stabilizimin e plotë të situatës. Komuna e Prizrenit i fton qytetarët të qëndrojnë të qetë, pasi institucionet komunale janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve në çdo moment.
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut dhe çdo rrezik po trajtohet me seriozitet maksimal.

