LAMM: Në vendkalimet kufitare është bllokuar trafiku për dalje nga Maqedonia vetëm për automjetet e rënda transportuese
Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”.
“Që nga ora 12:00 para vendkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht.

Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në vendkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“.
Aktualisht, e bllokuar është vetëm lëvizja për automjetet e rënda për dalje nga vendi, ndërsa për kategoritë e tjera të automjeteve trafiku zhvillohet normalisht”, thonë nga LAMM.