Limani: Fitore bindëse në Komunën e Gostivarit
Në Komunën e Gostivarit vazhdon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet lokale, i cili deri në këtë moment ka arritur në 90,08% të vendvotimeve të përpunuar, njofton albazone media.
Sipas rezultateve të deritanishme:
Valbon Ljimani (AKI) kryeson bindshëm me 61,24% të votave, ose 14.364 vota.
Nevzat Bejta (Koalicioni VLEN) renditet i dyti me 30,46%, respektivisht 7.145 vota.
Diferenca e votave mes dy kandidatëve mbetet e lartë, duke e pozicionuar Ljimanin si favorit të qartë në garën për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet finale pritet të zyrtarizohen pas përpunimit të 100% të vendvotimeve.
Reztultatet KËTU
Postimi nga LIMANI:
Zyrtarisht më keni shpallur kryetar të Komunës së Gostivarit!
Faleminderit të gjithëve!
Përgjithmonë me Gostivarin n’❤️
Le të fillojë Festa!

