LSDM nuk e mbështetë ligjin për “Safe City”
Opozitarja LSDM nuk do ta mbështesë në Kuvend Ligjin për kundërvajtje, i cili lidhet me zbatimin e sistemit “Safe City”, bëri të ditur kryetari i partisë Venko Filipçe, përcjell TV21. Tha se pushteti nuk po përpiqet ta rregullojë sigurinë e të dhënave të qytetarëve që askush nuk tregon se si do të kontrollohen.
“Ne nuk do ta mbështesim atë ligj, nuk jemi kundër sigurisë në trafik, prova është se e kemi filluar atë sistem. Megjithatë, nuk mund të lejojmë që sistemi të zbatohet pjesërisht. Përveçse jemi për sigurinë në trafik, ne jemi edhe për sigurinë e të dhënave, të cilën pushteti as nuk po e komenton dhe as nuk po përpiqet ta rregullojë. Ja u ulëm në tavolinë në takimin e liderëve, ata ranë dakord për gjëra të ndryshme, do të shohim se cili është rezultati i një marrëveshjeje tjetër nga ajo ujdi”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

