RajoniTop Lajme

​LVV merr shumicën e votave në përfaqësitë diplomatike

Shpërndaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, edhe sot është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

Deri në orën 10:21, janë numëruar 75% e votave që diaspora votojë në përfaqësitë diplomatike.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 87.15% ose 8910 vota.

Në vendin e dytë renditet, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.50%, që përfaqëson 562 vota.

Pas saj vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.87%, ose 498 vota.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.59%, që përkthehet në 163 vota.

Rezultate KËTU