Maqedonci: Do të jem ministër i Mbrojtjes edhe në qeverinë e re Kurti
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re të Albin Kurtit.
Në një intervistë për Euronews, ai theksoi se investimet në mbrojtje janë pjesë e një strategjie të qartë për garantimin e sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës.
Maqedonci tha se këto investime nuk përbëjnë kërcënim për vendet fqinje, por janë në përputhje me standardet e NATO-s dhe partneritetin me SHBA-në.
Ai vuri në pah kontratat e fundit me SHBA-në dhe Turqinë për sisteme moderne të artilerisë dhe dronëve, si dhe ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila do të mbulojë nevojat e FSK-së dhe do të krijojë mundësi eksporti.

