BotaTop Lajme

Me sytë nga qielli dhe i rrethuar nga agjentët e DEA-s, si u dërgua në gjykatë Maduro

Shpërndaje

Pamje filmike dhe fotografitë e përcjella nga Reuters, treguan ish liderin venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores duke u dërguar në një gjykatë të New York-ut të hënën, 5 janar.

Të prangosur, Maduro dhe Flores u shoqëruan nga roje të armatosur me pajisje taktike nga një qendër paraburgimi në Brooklyn drejt një helikopteri që i çoi në gjykatën federale të Manhattanit, ku kishin seancën në mesditë (18:00 me orën tonë).

Maduro u njoh akuzat ndaj tij dhe u deklarua i pafajshëm gjatë seancës, të zhvilluar përpara gjyqtarit federal Alvin Hellerstein. Ai përballet me dekada burg deri në burgim të përjetshëm për secilën akuzë, nëse shpallet fajtor.

Prokurorët thanë se Maduro ka qenë i përfshirë në trafik droge që nga koha kur filloi të shërbente në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në vitin 2000, deri në periudhën kur ishte ministër i Jashtëm dhe më pas në zgjedhjen e tij në vitin 2013 si pasues i presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Prokurorët federalë në New York-ut e akuzuan për herë të parë në vitin 2020 si pjesë e një çështjeje të gjatë për trafik narkotikësh kundër ish zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë venezuelas.