RajoniTop Lajme

Mesazhet mashtruese për gjoba në trafik, policia del me njoftim

Shpërndaje

Njoftim i Policisë së Kosovës për Mesazhet (SMS) mashtruese lidhur me njoftimin për gjobat në trafik.

Një mesazh mashtruese po u dërgohet qytetarëve gjoja për gjobë në trafik, e ku iu referohet si një shqiptim nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Për këtë Policia e Kosovës ka bërë një njoftim duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në link, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve por edhe të fshijnë mesazhet mashtruese.

Po ashtu në njoftim të Policisë thonë se nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt

“Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:

U bëjmë thirrje qytetarëve që:

· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim.