Mickoski: Sindikatat na e refuzuan ofertën që pagat e administratorëve të rriten me 8% në vit, ose rritje reale prej 40% për 4 vite
Kryeministri Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin „Klik Plus“ në TV21, duke folur për kërkesat e sindikatave për paga më të larta, zbuloi se sipas parimit të njëjtë siç nga vetë fillimi i kësaj Qeverie u nënshkruan marrëveshje kolektive me sindikatën në arsim dhe në shëndetësi, u rritën pagat në MPB, në Mbrojtje dhe u ndërhye në të ardhurat e të punësuarve në qendrat për punë sociale, u zhvilluan negociata edhe për rritjen e pagave të nëpunësve administrativë për 8 për qind në vit, ose rritje reale për 40 për qind për 4 vite, por negociatat e njëjta me sindikatat reprezentative dështuan sepse, siç tha ai, dikush ishte politikisht i zënë peng.
Kur e gjithë kjo do të analizohet, mbi 90 për qind e të punësuarve të cilëve kushtimisht thënë Qeveria u është punëdhënës, kanë marrëveshje kolektive me Qeverinë në një periudhë prej katër vitesh, duke përfshirë edhe vitin 2028 . Pse 2028? Sepse ne nuk donim të ndërmerrnim obligime për ditën pas nesh. Ne donim që kur të përfundojë mandati i kësaj Qeverie, deri këtu. Nëse ne do të jemi Qeveria e ardhshme edhe më pas, atëherë do të bëjmë marrëveshje të re kolektive. Dhe na mbeti edhe marrëveshja kolektive me nëpunësit administrativë. Ata janë përafërsisht 7.700-7.800 të punësuar të cilëve kushtimisht thënë Qeveria u është punëdhënës. Ne ofruam marrëveshje. Vinin dy sindikatat reprezentative, gjegjësisht degët e atyre dhe negocionim. Propozimi ynë i fundit të cilin e vumë mbi tavolinë cili ishte? Pagat e nëpunësve administrativë, përveç asaj që ligjërisht duhet të rriten në pajtim dhe në mënyrë proporcionale me rritjen e pagës minimale, të rriten çdo vit plus 8 për qind. Çfarë do të thotë kjo? Nëse është 100 monedha paga mesatare, ajo rritet për shumën e pagës minimale, le të themi 2 mijë denarë. Atëherë do të jetë 120 monedha dhe kjo rritet për 8 për qind në vitin ’26, i njëjti parim në ’27 dhe në ’28, që do të nënkuptonte paga të rritura për 40% “, potencoi Mickoski.
Ai shtoi se kushti i vetëm i Qeverisë i referohej pjesës që rregullon pagat në marrëveshjen e përgjithshme kolektive të nënshkruar nga udhëheqësia e tanishme e LSM-së dhe ish-ministrja e punës sociale, e cila është e shkruar paqartë dhe mund të interpretohet ndryshe.
“Kishim një kusht. Marrëveshja e përgjithshme kolektive, pjesa e cila i rregullon pagat është i shkruar në mënyrë të paqartë dhe është i nënshkruar nga udhëheqësia aktuale e LSM-së, nga kryetari i tanishëm i LSM-së me ish-ministren për punë dhe politikë sociale, siç quhej më përpara, por ai është i skaduar. Duke qenë se, jemi pajtuar në ato mbledhje edhe me ata se ajo pjesë është e paqartë, mund të interpretohet edhe kështu edhe ashtu, (propozuam) të nënshkruajmë marrëveshje kolektive në nivel dege ose në institucione, në të cilat do të themi se ajo pjesë e marrëveshjes së përgjithshme kolektive e cila i rregullon pagat nuk vlen. Dhe kështu marrëveshja e përgjithshme kolektive ka skaduar, për hir të së vërtetës në dispozitat kalimtare përfundimtare qëndron se, deri në miratimin e të resë, edhe përkundër asaj që kjo marrëveshje e përgjithshme kolektive ka skaduar, ajo mbetet në funksion. Ne propozuam që kjo pjesë që i rregullon pagat të themi, nuk vlen, por do të vlejë e reja të cilën ua ofruam, ndërsa në këto dy-tri vite derisa kemi marrëveshje kolektive – ata ishin të kënaqur nga propozimi, ishin të kënaqur nga rritja e cila duhej të pasonte – të negociojmë marrëveshje të re të përgjithshme kolektive e cila do të jetë pastaj dikur vazhdimësi e asaj që tani do të merremi vesh, nga viti 2029 e tutje, dhe në atë mënyrë ta unifikojmë marrjen e pagave në pjesën e administratës publike. Ky ishte propozimi ynë, domethënë ata e pranuan këtë, por nuk e pranuan këtë pjesë në të cilën ne kërkojmë ndryshim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Pse? Sepse këtu dikush ishte politikisht i zënë peng, gjegjësisht donte të shkaktonte dëm“, potencoi Mickoski dhe shtoi:
„Këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë nëpunësit administrativë, se ne si Qeveri këtë e ofrojmë dhe është mbi tavolinë.“

