RajoniTop Lajme

Moti me reshje shiu, policia e Kosovës me apel për kujdes të shtuar në trafik

Shpërndaje

Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit janë paraqitur vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në ura të caktuara. Situata po monitorohet vazhdimisht nga njësitet policore në terren, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.

Njoftimi i plotë:
Njoftim për pjesëmarrësit në trafik nga Policia e Kosovës
Prishtinë 7 janar 2026
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.
U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet.