MaqedoniTop Lajme

Ndiqni drejtpërdrejt rezultatet në Gostivar dhe Vrapçisht

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve paraprake nga zgjedhjet lokale të përsëritura të 11 janarit 2026 në Komunën e Gostivarit, njofton albazone media.

Sipas të dhënave të përpunuara deri në orën 19:50, janë numëruar 84 nga gjithsej 121 vendvotime (70,74%). Në bazë të këtyre rezultateve, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, kryeson me 10.567 vota apo 58,56%, kandidati i VLEN-it Nevzat Bejta 5.475 vota apo 30,76%.

Në Komunën e Vrapçishtit kandidati i AKI-së, Isen Shabani me 4.986 vota ose 61,85% dhe ZULHAYRAT DEMIRI 2.857 vota ose 35,44%.

REZULTATET KËTU