RajoniTop Lajme

Në mesin e ligjeve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese, edhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar edhe Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

Ligji u kontestua në Kushtetuese nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët pretendonin se votimi i këtij Ligji nga Kuvendi është bërë përmes shmangies nga afatet procedurale.

“Me pesë vota për dhe dy kundër, Kushtetuesja ka vendosur ta shfuqizojë vendimet e 5 dhjetorit të vitit 2024 të Kuvendit përmes së cilit është miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.