BotaTop Lajme

Përfundon seanca e parë gjyqësore për Maduron, në 17 mars caktohet e radhës

Shpërndaje

Sipas mediave amerikane, seanca e radhës për presidentin e rrëzuar të Venezuelës është caktuar në 17 mars, ndërsa ai dhe e sgoqja kanë mohuar çdo akuzë që rëndon ndaj tyre në gjykatën e Nju Jorkut.

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u arrestuan nga kompleksi i tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale.

Më parë, imazhet treguan çiftin duke u transferuar në gjykatë me pranga, të rrethuar nga oficerë të armatosur.

Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres tha se është “i shqetësuar se rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar ” kur bëhet fjalë për veprimet e SHBA-së në Venezuelë.

Ndërkohë, udhëheqësja e re e Venezuelës, Delcy Rodríguez, pritet të betohet para Asamblesë Kombëtare të vendit.

I prangosur në këmbë dhe me duart e lira, Maduro futet në Gjykatë me uniformën e burgut

Nicolas Maduro sapo ka hyrë në gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i veshur me uniformë burgu dhe me këmbët e prangosura, raporton CBS News.

Gruaja e tij, Cilia Flores, gjithashtu ka veshur një uniformë burgu.

Duart e Maduros dhe gruas së tij nuk janë të prangosura, duke i lejuar atij të shtrëngojë duart me avokatin.