Bota

“Presidenti kolumbian ka fabrika ku prodhon kokainë”, Trump paralajmëron një tjetër udhëheqës të Amerikës Latine: Duhet të ketë shumë kujdes

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump i dha një paralajmërim të ashpër Presidentit kolumbian Gustavo Petro në konferencën e tij për shtyp, duke përmendur shqetësimet në lidhje me trafikun e drogës pas kapjes së udhëheqësit të Venezuelës Nicolás Maduro nga SHBA-të në një operacion ushtarak në shkallë të gjerë.

Kur u pyet për komentet e fundit të Petros se ai nuk ishte i shqetësuar për ndonjë pasojë të operacionit, Trump u përgjigj drejtpërdrejt.

“Ai ka fabrika ku prodhon kokainë. I qëndroj deklaratës sime të parë Ai po prodhon kokainë dhe ata po e dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që ai duhet të ruajë b****n”, u shpreh Trump.