Publikohen pamjet: Trump duke ndjekur live aksionin kundër Maduros
Pak minuta më parë, Shtëpia e Bardhë publikoi fotografi që tregojnë presidentin Donald J. Trump duke ndjekur operacionin ushtarak të zhvilluar këtë mëngjes në Venezuelë.
Në imazhe, ai shihet pranë drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, dhe sekretarit të shtetit, Marco Rubio, duke vëzhguar zhvillimet në kohë reale.
Trump ka qëndruar dy javët e fundit në Mar-a-Lago, klubi dhe rezidenca e tij private në Florida, ku pak më parë zhvilloi edhe një konferencë për shtyp mbi ngjarjet e fundit.
Fotot dhe veprimet e presidentit theksojnë angazhimin e tij personal në operacionin dhe përfshirjen e drejtuesve kryesorë amerikanë.

