Qytetarët në Pejë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro që i gjetën në një lokal
Policia në Pejë ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në stacion policor 10 mijë e 50 euro që i kishin gjetur në një lokal.
Njoftimi i plotë:
Qytetaret dorëzojnë paratë e gjetura në Polici
Pejë, 15 janar 2026
Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i ka humbur njё shumё tё hollash nё vlerё prej; dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro.
Me datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanё ardhur ne Stacionin Policor nё Pejё, dhe kanё dorёzuar shumёn e tё hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur.
Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat.
Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

