Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kryeministri ngre edhe shqetësimin e hedhjes së mbeturinave vend e pavend.
Gjithashtu ai shton se ekipet dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë.
Reagimi i plotë:
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrin dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… *Shkozet
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë… pic.twitter.com/xJpxPdeCQq
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026
Në Durrës, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura në gatishmëri për përballimin e situatës
Puna në terrenin e Vlorës, ku aktualisht situata e reshjeve paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll
Në gatishmëri kudo, pa ndërprerje 24 orë në terrenet e vështirësuara

