MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji mirëpret rektorin e universitetit “Necmettin Erbakan”, Prof. Dr. Cem Zorlu

Shpërndaje

Shkup, 28.01.2026 – Sot, në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup (UNT), Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti një delegacion të lartë nga Universiteti “Necmettin Erbakan” i Republikës së Turqisë, i kryesuar nga rektori Prof. Dr. Cem Zorlu.
Në këtë takim pritës, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorët Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim konstruktiv me rektorin Zorlu dhe koordinatorin e Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare, Prof. Dr. Fırat Yaldız.

Fokus i takimit ishte konkretizimi i bashkëpunimit akademik përmes shkëmbimit të studentëve dhe stafit për të thelluar mobilitetin dhe përvojën ndërkombëtare. Ky angazhim synon zhvillimin e kërkimeve të përbashkëta shkencore dhe rritjen e dukshmërisë globale të të dy institucioneve përmes ndarjes së praktikave më të mira arsimore.
Ky takim rezultoi në një dakordësi për një bashkëpunim të shpejtë dhe efektiv mes dy institucioneve, duke hapur rrugën për nënshkrimin e marrëveshjeve specifike që do të rrisin cilësinë akademike dhe do të ofrojnë mundësi të reja për kërkimin shkencor në rajon dhe më gjerë.