Top Lajme

Shqipëri, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 520 euro

Shpërndaje

Nga sot, 1 janar 2026, në Shqipëri hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë (≈ 520 euro).

Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.

Nga 24 mijë lekë në vitin 2017 (≈ 250 euro), përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026 (≈ 520 euro), duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga kjo rritje parashikohet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe në atë privat.

Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 (≈ 620 euro) dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit (≈ 720 euro).