MaqedoniTop Lajme

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 31 centimetra!

Shpërndaje

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes në orën 7 ka qenë në Kodër të Diellit,, -4 gradë Celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash.

“Sasia më e madhe e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Krushevë, 55 litra për metër katror, pasuar nga Ohri – 52, Pretor – 48, Mavrovë – 39, Pozharan – 35, Kriva Pallankë – 34, Manastir – 32, Tetovë – 31, Prilep dhe Topollçan – 24, Kodër e Diellit– 23, Berovë – 19, Shtip, Vinicë dhe Strumicë – 16, Veles – 15, Shkup-Zajçev Rid – 14, Gjurishtë – 13, Shkup-Petrovec dhe Pozhar-Radovish – 12, Kavadarc – 8, Demir Kapi – 6”, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Kumanovë janë matur -3 gradë, në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Mavrovë-1, në Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë 0, në Tetovë, Ohër dhe Vinicë 1, në Pretor dhe Kavadarc 2, në Demir Kapi 3, në Prilep dhe Berovë 4, në Manastir dhe Strumicë 5, ndërsa në Gjevgjeli 7 gradë.

Shtresë bore prej 2 centimetrash ka në Kriva Pallankë.

Sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa në zonat më të ulëta shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 1 deri në 8 gradë. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me reshje të herëpashershme bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.