Trump nis konferencën në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa për planin e Groenlandës
Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fjalës së tij, ai ka dyfishuar kërkesat e tij për të zotëruar Groenlandën. Kjo duke e cilësuar si të domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe botërore.
Trump tha se nuk ka kthim prapa në planin e tij për të përfshirë Groenlandën, si pjesë të strategjisë amerikane. Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron dha një paralajmërim të ashpër gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke kunderpërpjekur akumulimin e tarifave nga SHBA, dhe paralajmëroi për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”.
Macron e quajti “thelbësisht të papranueshëm” përshkallëzimin e tarifave nga ana e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rrezikun për përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare.
Mediat e huaja shkruajnë se tarifat e reja të Trump janë një përgjigje ndaj kundërshtimeve ndërkombëtare për planet e tij lidhur me Groenlandën, dhe mund të thellojnë përçarjen me aleatët tradicionalë të SHBA-së.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka vendosur të pezullojë miratimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në si pasojë e përkeqësimit të debatit mbi Groenlandën dhe politikat e Trump. Kjo ka sjellë shqetësim dhe ka shtuar tensionet në marrëdhëniet transatlantike.

