MaqedoniTop Lajme

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder (VIDEO)

Shpërndaje

Valbon Limani mori mandatin si kryetar i komunës së Gostivarit ku edhe premtoi se do të punojë me nder e përkushtim për të gjithë qytetarët. Limani tha se edhe slloganin e kishin “Me Gostivarin në zemër” që siç tha, në zemër janë fëmijët që mbushin shkollat e rinia që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ai tutje tha se, secila punë do të bëhet me Gostivarin në zemër.

“Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim se do të punojë me Gostivarin në zemër”, tha Limani.

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit! “Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder e përkushtim”.

Postimi:

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
sot edhe zyrtarisht pranova mandatin që ma besuat në zgjedhjet e 11 janarit.
Gjatë aktit solemn në Komisionin Komunal Zgjedhor, theksova rëndësinë e besimit të dhënë nga qytetarët e Gostivarit, si një obligim moral që do ta mbaj mbi supe gjatë katër viteve të ardhshme.
Në vijim, ua përcjell fjalimin e mbajtur me këtë rast:
Të nderuar të pranishëm,
Dëshiroj të ndaj me ju disa fjalë për këtë moment solemn siç është pranimi zyrtar i postit Kryetar i Komunës së Gostivarit.
Fushata jonë ishte ndryshe, ishte më e gjatë, më sfiduese, andaj edhe fitorja ishte më e madhe dhe jehona e saj ishte aq fortë, sa që e shndërroi fitoren e Gostivarit në një simbol të fuqisë së një populli.
Emri i kësaj fushate ishte i njëjtë si sllogani i saj: me Gostivarin n’❤️.
E kështu në zemër ishin dhe janë fëmijët e mrekullueshëm që na mbushin shtëpitë, lagjet e shkollat plot.
Në Gostivarin e zemrës time është Rinia që ka nevojë për ndihmën tonë.
Në Gostivarin e zemrës time janë gjyshërit, prindërit, motrat e vëllezërit që e bëjnë çdo pëllëmbë të këtij qyteti, nga fshati më i largët e deri në qendër, tokën më të dashur në botë.
Zotohem para Zotit dhe para jush, se do të punoj me nder, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim që do të punoj me Gostivarin n’❤️.