Valbon Limani pas votimit: Sot është ditë me bereqet
Kandidati i AKi-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura, duke e cilësuar ditën si të suksesshme.
“Sot realizuam. Ditë me bereqet. Në fund duhet të fitojnë gostivarasit”, u shpreh Limani pas votimit.
Ai theksoi se dalja e ulët e votuesve në orët e paradites është kryesisht për shkak të kushteve kohore, por shprehu bindjen se pasdite pritet fluks më i madh i votuesve.
“Në mbrëmje do të festojmë së bashku”, deklaroi Limani, duke shprehur optimizëm për rezultatin final të zgjedhjeve në Gostivar.

