VLEN përshëndet iniciativën e kryeministrit: Të gatshëm për takim në interes të qytetarëve
VLEN ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit për organizimin e një takimi të liderëve, duke e vlerësuar atë si një hap pozitiv drejt funksionimit më të mirë të institucioneve dhe gjetjes së zgjidhjeve konkrete për qytetarët.
Nga VLEN theksojnë se janë gjithmonë të hapur për çdo takim apo dialog që ka për qëllim forcimin e institucioneve dhe adresimin e çështjeve me rëndësi publike. Sipas tyre, çdo ftesë apo iniciativë e tillë që do të arrijë në adresën e VLEN-it do të shqyrtohet me përgjegjësi dhe seriozitet.
VLEN nënvizon se opinioni publik do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje, duke riafirmuar angazhimin e saj për transparencë dhe veprim në interes të qytetarëve.

