MaqedoniTop Lajme

Zëvendëskryeministri Arben Fetai nderon kujtimin e Nexhat Dacit

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci, njofton albazone media.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Nexhat Daci, një figurë e shquar e jetës politike dhe akademike të Kosovës,” shkruan, mes tjerash, Fetai.

Reagimi i plotë:

Me shumë keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai ishte figurë e shquar e jetës politike dhe akademike të Kosovës. Kam patur nder të shërbej një vit në Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e tij dhe do e mbaj mend si lider i matur dhe i përkushtuar, i cili ka dëshmuar guxim dhe vizion në momente më kyçe.

Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën e respektuan. Përkushtimi dhe shërbimi i tij ndaj vendit do të mbeten përherë në historinë e Kosovës.