BotaTop Lajme

12 avionë luftarakë F-22 zbarkojnë në Izrael mes tensioneve SHBA-Iran

Shpërndaje

Të paktën 12 avionë luftarakë amerikanë F-22 kanë zbarkuar në një bazë ajrore izraelite, mes tensioneve në rritje me Iranin, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, “12 avionë luftarakë F-22 të SHBA-së zbarkuan këtë pasdite në një nga bazat e Forcave Ajrore të Izraelit në jug të vendit, si pjesë e dislokimit amerikan në Lindjen e Mesme”.

Sipas raportit, avionët konsiderohen ndër më të avancuarit në botë, zotërohen vetëm nga SHBA-ja dhe janë të destinuar, ndër të tjera, për depërtim në territor armik dhe neutralizim të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe instalimeve të radarëve.

SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajonin e Gjirit Persik mes paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për veprime ushtarake kundër Teheranit, nëse dështojnë negociatat aktuale bërthamore.