MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai nikoqir i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në vizitën zyrtare në Shkup

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot priti me nderime të larta Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare. Në cilësinë e nikoqirit kryesor, Fetai do ta shoqërojë Presidentin Begaj gjatë gjithë agjendës institucionale, nga takimet zyrtare deri në ceremoninë e përcjelljes.

Kjo vizitë vlerësohet si një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si ekonomia, arsimi, kultura dhe integrimi evropian. Përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të sinqertë, të dyja palët synojnë të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve dhe të rajonit.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit, të jem nikoqir kryesor në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë gjithë vizitës së tij zyrtare, do ta shoqëroj nga takimet institucionale e deri në ceremoninë e përcjelljes, me përkushtimin maksimal për ta bërë këtë vizitë sa më të frytshme dhe domethënëse për të dy vendet tona.
E konsideroj këtë vizitë moment të rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona vëllazërore dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, kultura dhe integrimi evropian.
Besoj fuqishëm se përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të sinqertë do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve tanë dhe të gjithë rajonit.
Mirënjohës për këtë vizitë dhe për angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje edhe më të afërt mes nesh.