RajoniTop Lajme

ARRSH apel qytetarëve: Rruga e Thethit do jetë e mbyllur, rrezik ortekët

Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga drejt Theth do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, kontraktori i mirëmbajtjes është në terren dhe monitoron situatën nga afër, por ndërhyrja me mjete të rënda mund të shkaktojë tronditje dhe të aktivizojë rrëshqitjen e shtresës së dëborës.

‼️ NJOFTIM ‼️
🌨️Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur
🦺Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë⚠️
🚘Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.
🙏Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim.
#arrsh #mie