MaqedoniTop Lajme

Gjashtë shoferë u ndaluan për drejtim mjeti, ndonëse kishin masë ndalimi

Shpërndaje

Më 07.02.2026, në orën 12:30, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria S.M. (26) nga fshati Stajkovc, rrethina e Shkupit. Pas verifikimeve të kryera kufitare, u konstatua se drejtonte automjet pasagjerësh “Folksvagen Sharan” me targa kombëtare bullgare, ndonëse kishte masë “ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B”.

Më 08.02.2026, në orën 02:10, në rrugën “Peco Bozhinovski” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria D.S. (21) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, u ndalua një automjet pasagjerësh “Reno” me targa të Manastirit, i drejtuar nga D.S., me ç’rast u konstatua se drejtonte automjetin ndonëse kishte masë “ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B”.

Më 08.02.2026, në orën 00:15, në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria T.M. (25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafik, u ndalua një automjet pasagjerësh “Reno” me targa të Shkupit me ç’rast u konstatua se T.M. e drejtonte automjetin ndonëse kishte masë “ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B”.
Më 08.02.2026, në orën 01:30, në rrugën “Blagoj Gjorev” në Veles, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor e privuan nga liria M.S. (28) nga Velesi. Gjatë kontrollit në trafik, u ndalua një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Velesit, i drejtuar nga M.S., me ç’rast u konstatua se drejtonte automjetin ndonëse kishte masë “ndalim për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B”.

Më 07.02.2026, në orën 22:15, në rrugën “Partizanska” në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria S.J. (25) nga Negotina. Gjatë kontrollit, u ndalua një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.J., me ç’rast u konstatua se drejtonte automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.

Më 08.02.2026, në orën 01:50, në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria M.I. (23) nga fshati Karbinc, komuna e Karbincit. Gjatë kontrollit në rrugën “Stevo Teodosievski”, u ndalua një automjet pasagjerësh “BMV” me targa të Shtipit, i drejtuar nga M.I., dhe pas verifikimeve të kryera u konstatua se drejtonte automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, personat janë privuar nga liria, automjetet janë sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.