Kallëzime penale kundër 11 shoferëve, drejtuan automjetin pa patentë shoferi
Më 04.02.2026 në orën 10:10 në autostradën Gradsko-Veles, te nyja e Karasllarit, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria F.J. (35) nga Prilepi. Gjatë një kontrolli në trafik, u ndalua një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Prilepit, i cili drejtohej nga F.J. përkundlr asaj që ndaj tij ishin shqiptuar tre masa ndalimi për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.
Më 04.02.2026 në orën 21:45 në Probishtip, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e privuan nga liria K.A. (29) nga f. Zletovë, rrethi i Probishtipit. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel Korsa” me targa të Probishtipit dhe pas kontrolleve të kyrera u konstatua se K.A. e drejtonte automjetin edhe përkundër asaj që kishte ndalim aktiv për drejtim të mjetit motorik.
Më 04.02.2026 në orën 18:00 në rrugën “Ivo Ribar Lolla” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria një 16-vjeçar nga fshati Zhelinë. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga i mituri dhe për shkak të asaj se drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën e drejtimit të mjetit motorik, pas marrjes së udhëzimeve të prokurorit publik, 16-vjeçari u privua nga liria dhe u zhvillua një bisedë zyrtare me të në prani të prindit, ndërsa automjeti u konfiskua.
Më 04.02.2026 në orën 15:20 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria A.M. (18) nga fshati Padalishtë, rajoni i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Opel” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga A.M. dhe pas kontrolleve të kryera u konstatua se drejtonte automjetin pa dhënien e provimit për patentë shoferi.
Më 04.02.2026 në orën 13:40 në f. Lubodrag, rajoni i Kumanovës, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë i privuan nga liria D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga f. Çerkez, rajoni i Kumanovës. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet ,,Shkoda”, të drejtuar nga D.J., dhe një automjet ,,Opel”, të drejtuar nga F.A., dhe pas masave të marra u konstatua se ata drejtonin automjetet pa dhënien e provimit për patentë shoferi.
Më 04.02.2026 në orën 19:30, gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në f. Bansko, rrethi i Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Tojota” pa targa, të drejtuar nga D.A. (20) nga Strumica. Njëherësh u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa poseduar patentë të vlefshme shoferi. Gjithashtu u konstatua se ai po transportonte dru për ngrohje të prerë në mënyrë të paligjshme në automjet, pas çka punonjësit e Policisë Pyjore të Strumicës i konfiskuan automjetin dhe drutë.
Më 04.02.2026 në orën 22:00, gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Ford” me targa të Strumicës, i drejtuar nga S.V.. Me këtë rast, u konstatua se po drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme shoferi.
Më 04.02.2026 rreth orës 21:00 në rrugën “Ballkanska” në Shtip, nëpunës polciorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria A.M. (40) nga Shtipi. Gjatë një kontrolli në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Shtipit, i drejtuar nga A.M. dhe pas kontrolleve u konstatua se e drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme shoferi.
Më 04.02.2026 në orën 13:30 në rr. “9” në fshatin Batinc, rajoni i Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.A. (43). Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A. dhe pas kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme shoferi.
Më 04.02.2026 në orën 18:10 në rrugën lokale Butel-Mirkovc në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.K. (47) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Shkupit dhe pas kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa dhënien e provimit për patentë shoferi.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, personat u privuan nga liria, automjetet u konfiskuan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”./MPB

