Kasami pret studentët: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, bashkë me zëvendëskryetarin Albi Qamili, kanë pritur sot në takim nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, të kryesuar nga studenti Mevlan Ademi.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për pengesat aktuale dhe nevojën për zgjidhjen e kësaj problematike. Kasami i ka siguruar studentët se kërkesa e tyre do të realizohet dhe se provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe përmes një zgjidhjeje adekuate ligjore.

